Edmond Zefi përballet me polakun! Gjocaj: Shpresojmë në fitore

Boksieri nga Kosova, Edmond Zefi, po përgatitet për sfidën e madhe në boksin profesionist. 

Ai e ka të njohur kundërshtarin, është fjala për polakun Lukas Wierzbicki.

Trajneri i tij, Muharrem Gjocaj, tregon në pika të shkurtra për këtë meç që do të zhvillohet me 11 mars. 

Image

Avdyl Salihu, Edmond Zefi e Muharrem Gjocaj 

“Meçi i radhës i Edmond Zefit do të mbahet me mars në Poloni.

Edmondi do të boksoj në 66.6 kg kundër polakut Lukas Wierzbicki.

Në këtë meç Edmondi do të sfidoj një boksier mjaft cilësor i cili ka 20 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Shpresojmë që të na sjell një fitore të radhës dhe të tregoj talentin e tij.

Ne së bashku me Edmondin ram dakort që Edi të kthehet në kategorinë e tij 66 kilogram aty ku Edi është një super talent”, njofton Gjocaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fifi konfirmoi lidhjen me ish të dashurin e Adrola Dushit, ky është reagimi i modeles

Story i radhës

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla nga Krutja: Do të realizojme disa projekte të mëdha për Lushnjen

Të fundit nga