Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Edit Harxhi, ka deklaruar se FBI ka nisur një hetim në SHBA në lidhje me ndëshkimin e opozitave në vend dhe në Evropë.
“FBI ka nisur një hetim në SHBA në lidhje me ndëshkimin e opozitave në Evropë, është interesant si rast, është marr shembull Le Pen, do të merren të gjitha vendet që janë jo vetëm në BE, por dhe ato që nuk janë”, tha ajo e ftuar në emisionin “LOG” në News 24.
Më tej ajo u ndal te shpallja “non grata” e Sali Berishës nga administrata e Joe Biden, ku tha se ky vendim ka qenë një akt administrativ, i cili është marrë në Departamentin e Shtetit dhe nuk është realizuar nga presidenti Biden.
Sipas saj, nuk ka pasur asnjë provë në DASH, pasi në të kundërt, Berisha do ishte i dënuar nga Thesari Amerikan.
“Është realizuar vetëm brenda DASH, me të gjitha thashethemet që janë dërgua nga Tirana, apo çdo material që kanë dërguar nga këtej për Berishën. Nuk ka pasur asnjë provë, se të kishte pasur do ishte i dënuar nga Thesari Amerikan”, tha Harxhi.
Edit Harxhi: Ka ndryshuar administrate amerikane, jetojmë në një rrënd të ri botëror. Ky është një rend i ri botëror. Administrata amerikane ka ndryshuar përqasja ndaj vënëve. Çdo dite Trump po del para mediave dhe po thotë që drejtësia në botë ka gjykuar kundërshtarët politikë, opozitat, jo vetëm në SHBA por edhe në Evropë.
Madje përpara 4 ditësh ka një lajm interesant nga administrata e SHBA, se ka nisur një hetim. FBI ka nisur një hetim në SHBA në lidhje me ndëshkimin e opozitave në Evropë, është interesant si rast, është marr shembull Le Pen, do të merren të gjitha vendet që janë jo vetëm në BE, por dhe ato që nuk janë.
Administrata amerikane po interesohet për këtë pjesë. Sa e favorizon kjo non gratën e Berishës? Dëgjoni që nga data 5 nëntor, ka qenë në favor të non gratës sepse non grata ka qenë një akt administrativ, i cili është marrë në Departamentin e Shtetit dhe nuk është realizuar nga presidenti Biden. Është realizuar vetëm brenda DASH, me të gjitha thashethemet që janë dërgua nga Tirana, apo çdo material që kanë dërguar nga këtej për Berishën. Nuk ka pasur asnjë provë, se të kishte pasur do ishte i dënuar nga Thesari Amerikan.
Burimi: botasot.info