Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij, Giorgia Meloni kanë tërhequr vëmendjen në Baku të Azerbajxhanit teksa kanë marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.
Rama është takuar me disa homologë, por ka qenë krejt ndryshe takimi me kryeministren e Italisë, me të cilën ka një raport krejt të veçantë.
Siç shihet në këtë video, Rama i është ulur në gjunjë homologes italiane, më pas mes batutave dhe të qeshurave ata janë përqafuar.
Videoja është bërë virale dhe ky moment ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të huaja.
Burimi: botasot.info