edi rama e pres me kenaqesi uefa n dhe fifa n veliaj foli si mes cunave te kalcetos 61f31a50df374

Edi Rama: E pres me kënaqësi UEFA-n dhe FIFA-n, Veliaj foli si mes çunave të kalçetos

January 27, 2022
1 minut lexim

Edi Rama ka reaguar për herë të parë rreth betejës që po zhvillohet mes Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe presidentit të FSHF, Armand Dukës. Kryeministri është i ftuar në emisionin “Open” teksa është shprehur qartë se nuk është i përfshirë në këtë çështje duke ia deleguar gjithë nismën Veliajt.

“Nuk është fare tema jonë si qeveri. Unë thjesht kam bërë një bisedë me kryetarin e Bashkisë pasi doli një përgjim që nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime sepse të gjitha përgjimet janë në kontekste, të dala në konteksti prodhojnë diçka tjetër. Dhe po të na kishin regjistruar tani cfarë folëm e të na fusnin live, ishte toni tjetër.

Njerëz jemi ne, mish, kocka, gjak. E mora ta pyes çfarë është dhe më shpjegoi kontekstin, pozicionin e tij, abuzimet e federatës, të gjithë procesin e zgjedhjeve që sipas tij po bëhet përveç çdo standardi. Po i thashë për çfarë e përmend SPAK-un? Kur them që këto përgjime bëhen bazë abuzimi se i kam vuajtur në kurriz. SPAKu nuk ka lidhje me këtë.

Është një fjalë e thënë në muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret.

Veliajn e mora dhe më tha që i qëndroj asaj që ka thënë, pasi ka qenë bisedë mes çunave të kalçetos. Federata ka statutin e vetë, bashkia është aksionare e klubit Tirana, ka ankesa të mëdha dhe thotë që ka prova për farsën e zgjedhjeve.

Është beteja e tyre. Sigurisht që do i pres me shumë kënaqësi pjesëtarët e UEFA-s dhe FIFA-s, i kam miq ata”, tha Edi Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rrushja debaton me efin dhe shkak u be nje foto me mevlanin 61f31a4f0fc12
Story i mëparshëm

Rrushja debaton me Efin dhe shkak u bë një foto me Mevlanin

i shkepusin energjine elektrike dhe shkon ne banesen e fqinjit per tu ngrohur 67 vjecari vdes nga asfiksia 61f31a54ca074
Story i radhës

I shkëpusin energjinë elektrike dhe shkon në banesën e fqinjit për t’u ngrohur, 67-vjeçari vdes nga asfiksia

Të fundit nga

​Messi vazhdon të shkëlqejë

Lionel Messi shënoi dy gola ndërsa Inter Miami u rikthye nga 2-0 në total kundër Los Angeles FC me një fitore 3-1 (3-2 në total) të mërkurën për të kaluar në katërshen
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë