edhe sot do te kete ndryshim te cmimit te derivateve te naftes 623c7821505e5

Edhe sot do të ketë ndryshim të çmimit të derivateve të naftës

March 24, 2022
1 minut lexim

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) gjatë ditës së sotme do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për marrjen e vendimit të ri.

“Parakushtet janë përmbushur, KRRE do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës i cili do të hyjë në fuqi prej orës 0:01 më 25 mars”, deklaroi Marina Uzunov, zëdhënëse e KRRE-së.
Çmimet e karburanteve merren në bazë të Rregullores së ndryshuar për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me të cilin KRRE për çdo ditë mund të marrë vendime për ndryshim të çmimeve të karburanteve nëse përllogaritja për çmimin e cilitdo derivat rritet ose zvogëlohet për dy denarë. Për përllogaritje merret mesatarja nga kuotimet paraprake pesëditore në bursë për secilin derivat veçmas dhe aspak nuk ndikon çmimi i naftës së papërpunuar në tregun botëror.

MARKETING

RENT A CAR

per bota sot flet deputeti nga lista guxo burim meta edhe kur kam mendime ndryshe nga albin kurti ato jane vlere 623c7526ac7b4
Story i mëparshëm

Për “Bota Sot” flet deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta: Edhe kur kam mendime ndryshe nga Albin Kurti, ato janë vlerë

pa rolin politik dhe intelektual te presidentit ibrahim rugova veshtire se do vinte deri te intervenimi i nato s kunder serbise 623c7dc57ce18
Story i radhës

Pa rolin politik dhe intelektual të presidentit Ibrahim Rugova, vështirë se do vinte deri te intervenimi i NATO-s kundër Serbisë..!

Të fundit nga

ShkoLartë