Edhe sot denoncime të rrejshme për bomba në tre shkolla fillore në Shkup

December 2, 2022
1 minut lexim

MPB Maqedoni informon se janë bërë kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotme për vendosje të bombave në shkollat e Shkupit.

Marketing

Prej atje njoftojnë se pas kontrolleve të realizuara, është konfirmuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme.

“MPB njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​e Shkupit që kanë marrë mesazh në adresën e elektronike me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë të denoncime të rrejshme”.

“Përkatësisht, sot (02.12.2022) rreth orës 07:30 në SPB Shkup është raportuar se në adresat elektronike të tri shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB Maqedoni.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Partizani zbret sot në fushë

Story i radhës

Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës qindra gjeneratorë të energjisë

Të fundit nga

ShkoLartë