Edhe Shumi i del kundër Bilall Kasamit: Flasin për vlera politike ata që shkatërruan zërin opozitarë dhe politikbërjen

July 27, 2023
1 minut lexim

Ish-bashkëpartiaku i Bilall Kasamit, Altrim Mamuti ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, konkretisht kundër “Opozitës së re” të krijuar së fundmi.

Mamuti në qëndrimin e tij shkruan se pikërisht ata që sot kritikojnë të distancuarit nga BESA, janë ata që shkatërruan zërin opozitar dhe vlerat e politikbëries.

Ndër të tjera, Mamuti thekson se tanimë u panë fytyrat e vërteta të mosmirënjohësve.

Reagimi i plotë:

Pazarexhit Politik të Maqedonisë!

E akuzojnë Arianit Hoxhën për afrim politik me Ali Ahmetin, këta që kan qenë vet 20 vite bashkëmendimtar të Bdi-së!

E akuzojnë Arianit Hoxhën për përçarje të opozitës Besa dhe Alternativa këta që u përçanë pikërisht kur duhej të ndodhte bashkimi opozitarë më 2016!

E akuzojnë Arianit Hoxhën, Kastriot Rexhepi ai që nuk erdhi ta rëzoj këtë qeveri sepse sipas tij ishte qeveri Europiane e sot tërhiqet nga grupi parlamentar i po të njejtës parti, e të njejtës qeveri ProEuropiane (sipas tij)!

E akuzojnë Arianit Hoxhën kinse i afërt i qeverisë këta që kanë qenë nga 2 a 3 herë në qeveri me Ali Ahmetin e aso kohe zani nuk iu dëgjoheshte!

Shkatëruesit e vlerave,parimeve dhe zërit opozitarë jeni pikërisht ju ata që akuzoni të tjerët me justifikime të pabaza dhe qesharake ju që mendoni se populli haron dhe ju din engjuj e intelektual të paprecedent!

Gjithsecili ka të drejtën e botës ti qëndrojë deri në fund parimeve të tija dhe ti mbroj ato publikisht me fakte e argumente tashmë të dokumentuara edhe me video deklarata e veprime politike të atyre që akuzojnë pa bazë, sulmet pas portaleve e profilave falco që menaxhohen nga grupet e juaja të interesit, nuk ku bëjnë më burra e politikanë por përkundrazi, na mundësojnë tua shohim fytyrat e vërteta edhe ndaj atyre, që deri dje kanë dhënë gjithçka nga vetja të ju mësojnë politikbërjen dhe tju ngrisin në skenat politike vendore e pse jo edhe ndërkombëtare! /Indeks.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trupat ukrainase ‘shpërthejnë mbrojtjen ruse’ për ta rimarrë fshatin Staromaiorske

Story i radhës

Shokon 39-vjeçarja: Kam burrë të mrekullueshëm, por s’mund të ndaloj së fjeturi me …

Të fundit nga

ShkoLartë