Edhe deputeti i VV-së Adnan Rrustemi është marrë me një paraqitje televizive të gazetarit Baton Haxhiu, të cilin madje e ka quajtur si pjesëtar i klubit të shkëmbimit territorial me Serbinë.
Por Rrustemi është marrë edhe me Arben Gashin e LDK-së, për të cilin ka theksuar se LDK e ka atë cdo herë për ta djegur kur u vjen puna ngushtë, sikur sonte.
“Sonte në debatet politike pjesëtarët e klubit të shkëmbimit territorial me Serbinë u shfaqën për të thënë asgjënë e re nga klubi i vjetër. Plus Arbeni.
Gashin LDK e ka çdo herë për ta djegur kur u vjen puna ngushtë. Si sonte”, shkruan ai.