Edhe pse është pronar i një prej markave më prestigjioze të super veturave sportive, vozit një Toyota Yaris

April 9, 2025
1 minut lexim

Christian von Koenigsegg është një adhurues i “çmendurisë së mëngjesit me tre cilindra”.

Christian von Koenigsegg mund të ndërtojë vetura hiper sportive që shtyjnë kufijtë e industrisë së automobilave, por ai shkon në punë si gjithë të tjerët – me një veturë të zakonshme.

Ndërsa mund të mendoni se ai po drejton një nga mrekullitë e tij me rrota, një postim i fundit në Instagram zbulon se vetura e përditshme është diçka shumë më e thjeshtë – një Toyota GR Yaris.

Kjo veturë përdor një motor 1.6-litërsh me tre cilindra me 280 kuaj fuqi, të cilin, me sa duket, Christian aktualisht po e nget.

Videoja fillon me linjën e tij: “Çmenduria e mëngjesit me tre cilindra”, e cila tingëllon si një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën – veçanërisht kur motori është i ngarkuar me turbo dhe ndërruesi është manual me gjashtë shpejtësi”.

Pamjet tregojnë veturën e tij në mëngjes, një zhvendosje nga e para në të dytën dhe hyrje nga portat e ndërtesës së kompanisë.

Tingëllon e pabesueshme që njeriu pas veturave më të shpejta dhe më të fuqishme në botë drejton një Toyota për në punë, por kjo nuk është hera e parë që Koenigsegg është pas timonit të një veture të jashtëzakonshme japoneze.

Gjatë ditëve të tij studentore, ai voziti një Mazda MX-5 dhe në vitin 2019 bleu një tjetër të këtij modeli, vite pasi shiti të parën. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Story i radhës

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

Të fundit nga

Takimi Dimovska – Tavçar

1 Shkup, 27 maj  – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, janë në vizitë në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë në Lubjanë më 27 dhe
sqmken
ShkoLartë