​Edhe Prishtina me agjendë për festën e 28 Nëntorit

November 28, 2022
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka paraparë disa aktivitete në shënim të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në prag të festës së flamurit, Drejtoria e Kulturës ka shpalosur agjendën e të gjitha aktiviteteve që do të organizohen për ditën e shënuar të 28 nëntorit.

Në orën 11:00 pranë Fakultetit Filologjik do të bëhet përurimi i shtatores së Prof. Anton Çettës.

Në orën 11:30 do të mbahet ekspozita personale e prof. Anton Çettës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës;

Në orën 12:15 do të bëhet përurimi i veprës artistike “Këmbëkryqi” tek sheshi “Zahir Pajaziti”;

Nga ora 10:00 – 22:00 do të mbahet panairi “Blej Shqip” tek sheshi “Nënë Tereza”;

Në ora 13:30 do të mbahet edicioni i parë i “Festivali i Plisit” ku do të bëhet inagurimi i monumentit të Plisit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Enisa zbulon mesazhet me Bebe Rexhën: “Ja surpriza që po përgatisim”

Story i radhës

​Ditë e zjarrtë e Botërorit, katër sfida të paparashikueshme

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë