Policia e Rajonit të Prizrenit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e 26-vjeçarit shqiptar Melidin Adili, i raportuar i zhdukur që nga 4 shtatori.
26-vjeçarit nga Borja e Kukësit, humbi në Bjeshkët e Sharrit, në kufirin Shqipëri-Kosovë, ku kishte dalë për të mbledhur boronica.
Për herë të fundit thuhet se është parë nga shokët e tij të punës, në vendin e quajtur Zhilibeg, që gjendet në afërsi të fshatit Brod të Komunës së Dragashit, ku kishte dalë për të mbledhur boronica.
Për gjetjen e tij, përveç Policisë se Kosovës dhe Shqipërisë, janë angazhuar edhe FSK’ja dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, por pa rezultate.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri”, thuhet në njoftim.
Kërkimet për Meledin Adilin janë duke vazhduar. Në kërkim janë përfshirë policia dhe ushtria e Kosovës, njësitet speciale të Policisë së Kosovës, vullnetarë nga Restelica, Brodi, Globoçica, Krusheva, Zlipotok dhe vendbanimet tjera malore te Dragashit.
Shërbimet kompetente të komunës së Dragashit po monitorojnë intensivisht dhe po marrin pjesë në kërkim.
Policia e Kukesit është në kërkim të zonës me dronë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me policinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë së Veriut.