Edhe objektet spitalore në Maqedoni, do të respektojnë masat për kursim të energjisë elektrike

min lexim

Edhe spitalet dhe klinikat e vendit po e përjetojnë dimrin më të vështirë që na pret, me faturat astronomike të energjisë elektrike dhe buxhetet pothuajse të njëjta nga vitet e kaluara.

Rreth 240 mijë euro ose 15,5 milionë denarë është fatura e fundit për rrymë në Spitalin 8 Shtatori në Shkup, për dallim nga çmimi para rritjes kur paguanin rreth 10 milionë denarë.

Ata presin të marrin fonde shtesë, por nuk e dinë nëse do të mjaftojnë për të mbuluar të gjitha shpenzimet dhe për të funksionuar normalisht.

“Jemi në negociata të vazhdueshme me Fondin Shëndetësorë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë për të marrë para shtesë për të paguar këto fatura që rriten me shpejtësi në mënyrë që të funksionojmë normalisht dhe pa pushime për pacientët”, thotë Dr. Hristijan Kostov, drejtor në spitalin 8 shtatori.

Ndërkohë që presin informacione se sa para shtesë do të marrin nga Qeveria, spitali tashmë ka masa për kursimin e energjisë elektrike për të ulur faturat në dimër.

Nuk do të ketë pirje kafeje dhe ngrohje shtesë me radiatorë dhe elementë të tjerë ngrohës.

“Në spital nuk ka tabela ndriçimi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për reklama apo tabela të tjera, tashmë janë urdhëruar të fiken të gjitha pajisjet shtesë të ngrohjes, dhe klimatizimi, pasi një pjesë e spitalit është me kondicioner, të njejtët do të vendosen në 20 gradë, disa gradë më pak se më parë dhe presim që të ketë ulje të konsumit”, thotë dr. Kostov.

Story i mëparshëm

3 shenjat e horoskopit më të rralla në botë

Story i radhës

Prokuroria e Pejës ndalon 3 persona për vjedhjen e 20 mijë eurove

Të fundit nga