Edhe Norvegjia u kërkon qytetarëve të largohen nga Ukraina

Norvegjia ka këshilluar të gjithë qytetarët e saj që të largohen nga Ukraina.

Ajo u kërkoi të përmbahen nga udhëtimet në rajonet e afërta të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke përmendur situatën e tensionuar të sigurisë dhe ngritjen ushtarake në rajon.

“Për shkak të situatës serioze dhe të paparashikueshme të sigurisë në Ukrainë, Ministria e Jashtme po këshillon kundër çdo udhëtimi në Ukrainë dhe inkurajon qytetarët norvegjezë të largohen nga vendi”, tha ministria në një deklaratë, shkruan Aljazeera.

Ministria gjithashtu këshilloi kundër çdo udhëtimi ose qëndrimi në Rusi më afër se 250 kilometra nga kufiri ukrainas dhe të gjithë udhëtimet në Bjellorusi me përjashtim të kryeqytetit Minsk.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Për helmhedhësit kundër Presidentes së Kosovës – Dy fjalë rreth intervistës së Presidentes Vjosa Osmani Sadriu tek RTK

Story i radhës

SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni vaksina kundër COVID-19

Të fundit nga