Arta Jakupi është prej gjyqtareve më të mira në karatenë e Kosovë.
Ajo referon me sukses në çdo garë dhe së fundi është pajis licencën ballanike.
Është edhe një sukses i radhës për gjyqtaren që synon të arrijë majat më të larta të referimit ndërkombëtar.
“Në vazhdimin e përfaqësimit te Federatës së Karatesë së Kosovës në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Tivar të Mailt të Zi, gjyqtarët nga Kosova të deleguar nga Komisioni i Gjyqtarëve pranë FKK-së me sukses kaluan provimet dhe njeherit me plote meritë morën thirrjet Ballkanike.
Arta Jakupi dhe Valon Halimi tanimë gjyqtarë me licenca Ballkanike.
Gjyqtarët tanë i përgëzojmë dhe njëherit i dëshirojmë suksese ne sfidat e radhës dhe në ndarjen e drejtësisë në arenat kosovare e rajonale”, shkruan në faqen e Federatës së Karatesë së Kosovës.