Edhe një pikë për titullin e 35-të, Ancelotti: “Jam pak supersticioz”

min lexim

Mjafton një pikë e vogël këtë të shtunë (16:15) në “Bernabeu” kundër Espanyol dhe Real Madridi do të kurorëzohet kampion i Spanjës për herë të 35-të në historinë e saj. Gjithsesi, Carlo Ancelotti, trajneri i “merenguesve”, ka preferuar të qëndrojë i kujdesshëm.

“Nuk më pëlqen shumë të flas për këtë, sepse nuk është bërë ende,”– tha ai në një konferencë për shtyp të premten. – Unë jam pak supersticioz, si pothuajse të gjithë italianët dhe si disa spanjolë. Jemi të vetëdijshëm se jemi shumë pranë fitimit të një titulli. Por ne duhet të fitojmë një pikë në këtë ndeshje, ne dëshirojmë ta vulosim të shtunën”,– shtoi ai.

Një fitore ose një barazim do t’i lejonte Madridit të jetë kampion katër javë nga përfundimi i kampionatit dhe më pas të përqëndrohet në Champions League, nga e cila ata duhet të luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të mërkurën në shtëpi kundër Manchester Cityt (3-4 ndeshja e parë).

I privuar nga Alaba, Nacho apo edhe Militao, i dëmtuar, Ancelotti do të duhet të sikletoset pak për këtë takim. “Do të më duhet të vendos Vallejo, i cili ka luajtur shumë pak dhe që ka qenë gjithmonë një profesionist shumë i madh”,- tha ai.

Më duhet të zgjedh edhe një tjetër në qendër, që mund të jetë Casemiro, sepse ai është kthyer nga dëmtimi. Në mesfushë kam disa opsione me lojtarë të freskët, që luajtën shumë mirë kundër Osasuna, si Camavinga dhe Ceballos”. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Seher” po largohet nga seriali “Amanet”? Zbulojeni se çfarë po ndodh

Story i radhës

Donaldi e pranon se kujt i ka dedikuar këngën e fundit

Të fundit nga