edhe nje kuader i bdi se akuzohet per vjedhje 681a023b5a38a

Edhe një kuadër i BDI-së akuzohet për vjedhje

May 6, 2025
1 minut lexim

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.A. nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”. I njejti është kuadër i BDI-së.

“I dyshuari – si drejtor i Institucionit Publik Shëndetësor “Shtëpia e Shëndetit” – Kumanovë, në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, ka lidhur kontrata të paligjshme punësimi dhe ka punësuar persona në institucion pa miratimin paraprak nga Ministria e Shëndetësisë, dhe më pas, pa marrë pëlqimin nga Ministria e Financave, ka punësuar në mënyrë të paligjshme gjithsej 127 persona, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe në kundërshtim me Ligjin për Transformim në Punësim të Rregullt, të përcaktuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Atyre personave, i dyshuari në mënyrë të paligjshme u ka paguar paga në shumë prej 21.594.510 denarë dhe për atë shumë e ka dëmtuar buxhetin e ISHP-së “Shtëpia e Shëndetit”, thonë nga MPB.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

arber ademi shumica parlamentare po sulmon drejtperdrejte inspektoratin e gjuheve 681a023793154
Story i mëparshëm

Arbër Ademi: Shumica parlamentare po sulmon drejtpërdrejtë Inspektoratin e Gjuhëve

formohet grupi parlamentar nderpartiak per mbeshtetjen e te drejtave te romeve perfshirjes dhe integrimit te tyre 681a0242405da
Story i radhës

Formohet Grupi parlamentar ndërpartiak për mbështetjen e të drejtave të romëve, përfshirjes dhe integrimit të tyre

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë