Edhe një kërkesë ekstradimi për Gruevskin – e presin 12 vite burg

min lexim

Ministria e Drejtësisë sërish do të kërkojë ekstradimin e ish-Kryeministrit Nikola Gruevski. Ai u arratis në Budapest kurse Hungaria I dha azil politik.

Ministria e Drejtësisë sërish do të ngrejë procedurë që ish-Kryeministri Nikola Gruevski të kthehet në Maqedoninë e Veriut ku e presin tre dënime me burg. Për rastin “Dhuna në Qendër” është dënuar me 2 vite, për rastin “Tanku” që ka të bëjë me Mercedesin luksoz qeveritar me 2 vite dhe 9 vite për rastin “TNT” për rrënimin e kompleksit Kosmos.

Kundër tij zhvillohen procedura për rastet “Titanik”, “Talir 1 dhe Talir 2” kurse rasti “Trajektorja” është vjetëruar.

“Për Nikola Gruevskin deri tani është dërguar vetëm një kërkesë për ekstradim në Nëntor 2018 dhe një plotësim të kërkesës më Qershor 2019. Ekstradimi kërkohet për të gjitha rastet ku kemi njohuri se zhvillohen procedura para organeve gjyqësore të RMV-së, respektivisht për të gjitha procedurat për të cilët është shpallur fletarresti”, deklaruan nga Ministria e Drejtësisë.

Siç informon KlanM Më 05 Gusht 2019 Hungaria kishte refuzuar ekstradimin e Nikola Gruevskit me arsyetimin se I është dhënë azili dhe konform ligjeve të tyre, personi nuk mund t`i dorëzohet vendit nga ku është arratisur.

Para do kohe ish-Kryeministri Gruevski ka regjistruar një firmë në Budapest. I.C.IC quhet firma e Gruevskit e regjistruar në qytezën hungaree Pecel, 20 kilometra larg Budapestit. Gruevski ka vendosur që regjistrimin e firmës ta bëjë në adresën e avokatit të tij në Budapest.

Story i mëparshëm

Mickoski: Nuk do t’i mbështesim ndryshimet kushtetuese, pavarësisht rezultatit të referendumit

Story i radhës

​Instituti i Luftës: Humbja e qytetit Izjum dënoi planin fillestar rus

Të fundit nga