Edhe një kandidaturë për kryetar të degës së BDI-së në Tetovë

min lexim

Muhamet Ameti ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të degës së BDI-së në Tetovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ameti përmes profilit të tij në Facebook, transmeton TS.

Ish zv.drejtori i DAP-it, Muhamet Ameti, kandidati i cili ka vendosur t’i futet garës për kryetar të kësaj degeje, është shprehur i sigurt për nxitjen e demokracisë, meritokracisë dhe përkushtimit me qëllim që Dega e BDI-së në Tetovë të jetë qendër për të gjithë ato që kanë çfarë t’i japin vendit, shoqërisë dhe kombit.

“Integrist të nderuar,
Me 19 qershor do të kemi zgjedhje për të përcaktuar drejtuesit lokal të degëve të BDI-së, të bazuara në një parim demokratik, një anëtar, një votë.
Sot, me një ndjenjë të madhe përgjegjësie dhe synim për ti rikthyer BDI-së në Tetovë lavdinë e merituar, do të doja të ndaj me Ju publikisht dhe të Ju informoj se pas Thirrjes Publike në bazë të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjes së organeve të BDI-së, do të dorëzoj kandidaturën time për Kryetar Dege të BDI-së në Tetovë.
Duke pasur shumë arsye dhe faktor pse kam vendosur ti futem kësaj gare, me përgjegjësi të plotë kërkoj mbështetjen e të gjithë Juve qe doni ndryshimin.
Jam i sigurt që së bashku do të nxisim demokracinë, meritokracinë dhe përkushtimin, me qëllim që Dega e BDI-së në Tetovë të jetë qendër për të gjithë ato që kanë çka ti japin vendit, shoqërisë dhe kombit.
Duke pasur qëllime vizionare dhe reale, do punoj në ngritjen e kauzës sonë, ku anëtari është elementi bazë i funkcionimit të degës së BDI-së në Tetovë.
Na prift e mbara!
Me respekt,
Muhamet Ameti” ka shkruar ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Blinken mbi rrezikun që paraqet Kina

Story i radhës

Sot temperatura deri në 32 gradë, pasditja pritet të jetë me reshje

Të fundit nga