Edhe një humbje për Kosovën

1 minut lexim

Kosova U20, femrat, luan edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian të volejbollit në rërë.

Ekipi i Kosovës në Beach Volley, femrat, Yllka Jashari/Melirona Avdullahu ka zhvilluar edhe përballjen e dytë në kuadër të Grupit C, kualifikues për Kampionatin Evropian të grupmoshës nën 20-vjec, kundër Gjermanisë.

Vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari, pësuan humbje me rezultat 2-0 (21-13, 21-11) në sete, nga një dyshe jashtëzakonisht e fortë si Berndt/Faroß nga Gjermania.

Kujtojmë se Kosova bën pjesë në një grup tejet sfidues dhe konkurrues, së bashku me Gjermaninë, Spanjën dhe Estoninë.

Njëherit, kjo ishte edhe humbja e dytë e Kosovës nga po aq ndeshje, derisa nesër, e premte, “Dardanet” përballen me dyshen estoneze Kuivonen/Jurgenson me fillim nga ora 13:20, në përballjen e fundit të Grupit C.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkarkohet drejtori i kopshtit zoologjik të Shkupit

Story i radhës

3 gjëra, sipas të cilave njerëzit ju gjykojnë sapo ju takojnë

Të fundit nga