Ferizaj ka pësuar edhe një humbje të rëndë, kësaj radhe me rezultat 38:11 (19:4)nga vashat polake KPR Gminy Kobierzyce, në kuadër të ndeshjes së dytë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll.
Dje po nga kjo ekip pësuan humbje me 47:21 dhe eliminohen me rezultat të përgjithshëm 85:32.
Në 30 minutat e parë shënuan 4 gola ose nga një gol në çdo 7.5 minuta!
Të skuadra polake Natalia Jonas, Mariola Wiertelak, Patrycja Koziol, secila shënuan nga pesë gola.
Te Ferizaj, meritojnë që të përmenden talentet e kësaj loje Mirjeta Dinolli, Elsa Kongjeli e Flaka Hoti.
Edhe një humbje turpëruese dhe aq më keq nuk shënuan më shumë se 11 gola për 60 minuta ose mesatarja një gol pothuajse në çdo 5,5 minuta. Edhe një zhgënjim, edhe një paraqitje e dobët.