“Edhe një dy vjeçar do ta shihet atë penallti”, pritet dënim i rëndë për gjyqtarët e ndeshjes Torino-Inter

March 14, 2022
1 minut lexim

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, gjyqtarët Marco Guida dhe Davide Massa do të suspendohen për të paktën tre ndeshje, ndërsa ish-arbitri i Serisë A, Paolo Casarin, thotë se edhe një fëmijë dyvjeçar do ta kishte vënë re penalltinë për Torinon kundër Interit.

“Nerazzurrët” morën një pikë kundër “Granata” falë një goli të vonuar të Alexis Sanchezit, por Torino ishte ishin të pakënaqur që nuk u akordua një penallti në favor të tyre kur ishin duke avancuar 1-0.

Arbitri Guida nuk akodoi penallti dhe nuk pati as një rishikim në VAR dhe kjo është arsyeja pse ai dhe gjyqtari i VAR Davide Massa ka të ngjarë të pezullohen për të paktën tre ndeshje.

Gazetat sportive italiane kanë nxjerrë në pah gabimin e zyrtarëve të ndeshjes me gazetën Torino “Tuttosport” që madje e vlerësoi Guidën me notën zero.

Ish-arbitri i Serisë A, Casarin ishte mjaft i ashpër ndaj të dy gjyqtarëve.

“Nuk duhet të jesh arbitër ndërkombëtar për ta parë këtë,” tha ai.

“Në fakt arbitri mund të ketë probleme sepse shikon gjithçka live. Por VAR-i duhet t’i japë atij një shans për të parë përsëri incidentin. VAR-i nuk mund të lihet mënjanë dhe të heshtë. Ky është dështimi i sistemit. Duhet të ndërmerren veprime kur gjyqtari i fushës merr një vendim të gabuar dhe tjetri nuk ndërhyn”.

“Unë do t’i kërkoja Rocchi-t të dëgjonte bisedën midis arbitrit dhe VAR-it. Faulli i Ranocchias ndaj Belottit është i qartë dhe evident”, tha në fund ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vazhdojnë kontrollet e inspektoratit të tregut, për dy ditë dënohen 33 tregtarë

Story i radhës

Si të dalloni një person me energji negative që nuk ju bën të ndiheni mirë

Të fundit nga

ShkoLartë