edhe nje aksident me fatalitet vdes 18 vjecari nga fshati sinican 651bef673407e

Edhe një aksident me fatalitet, vdes 18 vjeçari nga fshati Siniçan

October 3, 2023
1 minut lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur në rajonin e Tetovës, ku një i ri ka mbetur i vdekur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, kur në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, automjeti “BMW” me targa të Tetovës, i cili sipas informacioneve nga hetimi, është drejtuar nga 18- vjetor M.Z. nga Siniçani i Tetovës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar M.Z nga të cilat ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri A.Z (23) nga i njëjti fshat ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Prokurori publik dhe një ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer hetim të plotë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Një ditë më parë, gjegjësisht 40 minuta pas mensatës të së dielës, edhe një i ri i moshës 18 vjeçare nga fshati Çegran i Gostivarit, humbi jetën nga një aksident tragjik ndodhur në pikën pagesore në Tetovë. Varrimi i të ndjerit nga Çegrani do të bëhet sot rreth orës 13:30.

MARKETING

RENT A CAR

letra qe ky gjysh shkroi para vdekjes ka futur ne mendime boten 651bee7697a3f
Story i mëparshëm

Letra që ky gjysh shkroi para vdekjes ka futur në mendime botën

norma vjetore e inflacionit te turqise mbi 60 ne muajin shtator 651befe027bca
Story i radhës

Norma vjetore e inflacionit të Turqisë mbi 60 % në muajin shtator

Të fundit nga

ShkoLartë