Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Real Madrid ishte një kaos i madh para nisjes së ndeshjes për shkak të problemeve që u shkaktuan me tifozët anglezë.
Ndeshja u shty me 36 minuta, ndërsa rreth 600 tifozë të Liverpool mbetën jashtë stadiumit edhe pse kishin bileta, pasi vendet e tyre ishin zënë. Të acaruar ata u përplasën me policinë franceze, e cila për t’i shpërndarë përdori dhe gazin lotsjellës.
Një video është bërë virale ku tregohet një 9-vjeçar i cili, i trembur qan jashtë stadiumit ku priste të shikonte ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës së bashku me të atin.
Carl Clemente publikoi videon e të birit teksa fshinte gazin nga sytë dhe qante i tmerrua nga skenat që u shfaqën në rrugët e kryeqytetit francez.