Edhe në Wembley/ Shqiptarët nxjerrin banderolën me Ardit Gjoklajn: Ata menduan se s’ka Zot, ne s’të harrojmë!

March 22, 2025
1 minut lexim

Gati një dekadë nga vdekja makabre e adoleshentit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, shqiptarët ende nuk e kanë harruar vdekjen e tij, edhe pse politika është përpjekur ndër vite, nën udhëheqjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj ta ‘groposë’ në vitet e harresës.

Nga ndeshja Shqipëri-Angli në stadiumin Wembley në Londër, tifozët kuq e zi dhe emigrantët shqiptarë kanë shpalosur banderolën me fotografinë e adoleshentit të ndjerë, Ardit Gjoklaj.

‘Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT! Ne nuk të harrojmë’, thuhet në mesazhin e tifozëve shqiptarë në stadiumin britanik, teksa valëvisin edhe banderolën me foton e tij.

Një gjë është e sigurtë, që kryebashkiaku Erion Veliaj po e ndjek nga televizori brenda në qeli ndeshjen Shqipëri-Angli, por edhe më e sigurtë eshtë fakti se kjo banderolë do t’i trazojë ndërgjegjen e ‘vrasësit’, si shkak për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë teksa punonte për të siguruar kafshatën e bukës për vete dhe familjen.  

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe deputeti, Bekim Sali mirëpritën drejtuesit e Fondacionit Rumeli

Story i radhës

Gucati: Gjykata Speciale me qëllim krijon vonesa

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë