Edhe në Rusi temë Xherdan Shaqiri si e mundi Serbinë, përmendin edhe Granit Xhakën

December 3, 2022
1 minut lexim

Futbollisti Xherdan Shaqiri ka bërë jehonë me golin e tij në pesë Kontinente! Djaloshi nga Kosova hapi serinë e golave. Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Serbisë.

Zvicra kualifikohet në të tetën e finales në Kampionatin Botëror, ndërsa Serbia paketon valixhet për në shtëpi. 

“Futbollistët e kombëtares së Zvicrës mundën skuadrën serbe në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar dhe fituan biletën e fundit për në play-off të turneut.

Takimi i grupit G, i zhvilluar të premten në stadiumin “974”, ka përfunduar me rezultat 3:2 në favor të zviceranëve. Për fituesit golat i shënuan Xherdan Shaqiri (minuta e 20-të), Brel Embolo (44) dhe Remo Freuler (48). Për serbët shënuan Aleksandar Mitroviq (26) dhe Dushan Vllahoviq (35)”, shkruan mediumi rus “Ria Novosti”.

“Shaqiri përsëriti arritjen e portugezit Cristiano Ronaldo dhe argjentinasit Lionel Messi, duke u dalluar në tre kampionatet e fundit botërore – 2014, 2018 dhe 2022. Ai gjithashtu u bë lojtari i parë në historinë e kombëtares zvicerane që shënon në tre Kupa të Botës të ndryshme.

Në minutën e katërt të lojës shtesë, shpërtheu një përleshje, e cila nisi me një konflikt mes mesfushorit zviceran Granit Xhaka dhe mbrojtësit serb, Nikola Milenkoviq. Nxitësit morën kartona të verdhë”, shkruan më tej.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja se cilat janë arsyet më të zakonshme pse shpeshherë ndiheni të demotivuar

Story i radhës

“Koha të ndërtojmë Europë në Shqipëri”, Tabaku: Qytetarët nuk kanë shanse të barabarta

Të fundit nga

​Një superderbi sot në Superligë

Xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me një ndeshje që pritet të jetë jashtëzakonisht interesante. Në Gjilan do të zhvillohet derbi ndërmdjet Dritës dhe Llapit.
ShkoLartë