Modeli standard i serive iPhone 17 që debutojnë vitin e ardhshëm do të ketë një ekran me frekuencë të lartë rifreskimi duke sjellë potencialisht teknologjinë “ProMotion” për modelet bazë të smartfonit flagship të kompanisë.
Informacioni vjen nga zinxhirët e prodhimit të smartfonit ku një informator postoi në rrjetin social Kinez Weibo. Ky i fundit nuk dha detaje për frekuencën e rifreskimit në Hz por spekulime të mëhershme kanë sugjeruar se Apple do të sjellë 120Hz tek modelet bazë, teknologji që ka qenë e rezervuar vetëm për mdoelet Pro që prej IPhone 13.
Apple raportohet se do të përdorë panele LTPO për të gjitha modelet iPhone 17 vitin e ardhshëm të cilët shquhen për efikasitetin e tyre të lartë.
Aktualisht iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus përdorin panelet LTPS të cilët kanë frekuencë maksimale rifreskimi prej 60Hz. Me ProMotion modelet Pro kanë frekuencë rifreskime që ndryshon mes 1Hz deri në 120Hz në varësi të përmbajtjes që shfaqet në ekran.
/PCworld Albanian
Burimi: pcworld.al