Edhe Milan vihet pas Douglas Luiz

1 minut lexim

Milan do t’i bashkohen garës për Douglas Luiz.

Mesfushori i Aston Villa, Luiz ishte në mesin e lojtarëve më të komentuar në ditën e fundit të merkatos së verës.

Braziliani kërkohej me ngulm nga Liverpool e Arsenal, por asnjëra prej skuadrave nuk mbylli dot marrëveshjen me të.

Sipas mediave italiane, gjatë merkatos së ardhshme, Milan pritet t’i futet garës për lojtarin.

Aston Villa mund të jenë të hapur të shesin kartonin e Douglas Luiz, pasi lojtari mbetet pa kontratë verën tjetër.

Nëse Aston Villa s’gjen një marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe nëse nuk e shet kartonin e lojtarit në janar, atëherë në merkaton e verës lojtari ikën falas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vriten 13 civilë nga bombardimet “ndëshkuese” të Ukrainës në Donetsk

Story i radhës

Analisti serb për refuzimin e ofertës perëndimore nga Vuçiç: Edhe Millosheviç refuzoi, pastaj na bombardoi NATO

Të fundit nga