Përveç ekipit A, edhe Kosova U21 e zhvillon ndeshjen e saj të radhës.
Faktikisht, është ndeshja e fundit në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Dardanët e rinj do të ndeshen me Estoninë në udhëtim me fillim nga ora 17:00.
Kosova U21 i ka humbur gjasat për kualifikim, pasi që ka 12 pikë, nëntë më pak se Polonia e vendit të dytë dhe 13 më pak se Gjermania që e ka siguruar kualifikimin.
Por, Dardanët do të synojnë të paktën pozitën e tretë, që ta mbyllin sa më dinjtetshëm këtë kampanjë kualifikuese.
Burimi: botasot.info