Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot u pyet nga gazetarët se edhe sa kohë Taravari do të vazhdojë të jetë ministër. Ai tha se atij i kanë mbetur edhe disa ditë.
“Do ta shohim deri kur, edhe ndonjë ditë. Por ajo që është me rëndësi që e kemi thënë bashkëpunim me BDI-në edhe me Qeverinë nuk ka dhe këtë e kemi dakorduar edhe me kryeministrin dhe sigurisht në këtë drejtim në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete”, tha Kasami.
Sa i përket qëndrimeve të zv.kryeministrit Arben Fetai, Kasami tha se ai është zëri ndryshe nga disa veprime të kryetarit të ASH-së.
“Ne urojmë që ky zë ndryshe në Aleancë të jetë i fuqishëm, Ne do të dëshironim që edhe më tutje ASH të jetë pjesë e koalicionit VLEN, pjesë e Qeverisë por në asnjë moment me element të cilët kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me Ali Ahmetin dhe BDI-në”, deklaroi Kasami.
Burimi: alfax.mk