Edhe Dafina Zeqiri bëhet xheloze për Dj Geek/ Këngëtarja sapo na tregoi si duhet të takohet partneri i saj me vajzat e tjera

October 30, 2022
1 minut lexim

Dafina Zeqiri dhe Genc Halimi, ose i njohur si Dj Geek janë ndër çiftet më të preferuar të showbizit shqiptar. Dyshja përpos partnerë në jetë, janë edhe bashkëpunëtorë në skenë.

Si çdo vajzë edhe këngëtarja duket se ‘xhelozon’ për partnerin e saj, madje Dafinës nuk i pëlqen as që t’i afrohen atij. Së fundmi artistja ka publikuar një video ‘funny’ ku tregon se si i dashuri i saj duhet të takohet me vajzat.

Videoja është një pjesë e shkëputur nga filmi i Mr.Bean ku tregon aktorin dhe një vajzë e cila i afrohet atij për ta takuar por ai e largon dhe i jep vetëm dorën. “Si mendoj un se duhet t’i takojë i dashuri im vajzat”- shkruhej ne video.

Përpos kësaj, Dafina përdor edhe rrjetet e saj sociale, ku ndiqet nga mijëra persona për të dhënë mesazhe të rëndësishme. Disa kohë më parë këngëtarja iu drejtua gjithë burrave që kujdesen dhe e respektojnë femrën.

“Burri im gjithmonë më mbështet. Më don dhe i beson vendimeve të mija. Dhe më e rëndësishmja më lejon të jem “unë”. Mundem të vesh çfarë zemra ime dëshiron, në skenë, fotoshoot-e, videoklipet muzikor, apo edhe kur dal jashtë.

Për të gjithë burrat e vërtëtë, suportues dhe të mrekullueshëm! Përshëndetje,”-shkroi Zeqiri krahas një fotoje provokuese më fustan të zi në Instastory.

Në aspektin personal kujtojmë që prej vitit 2020, Dafina dhe Dj Geek janë në një lidhje. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tirana mund Partizanin, Apolonia rikthehet te fitorja

Story i radhës

Grubi: Sigurohet rrymë më e lirë për shkollat, ndërmarjet tregtare dhe ndërmarrjet publike

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë