edhe daciq si vuciqi serbia ne rrugen evropiane do ta ruaje miqesine me rusine e kinen 625d7531e111e

Edhe Daçiq si Vuçiqi: Serbia në rrugën evropiane do ta ruajë miqësinë me Rusinë e Kinën

April 18, 2022
1 minut lexim

Kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daçiq dhe ambasadori i Rusisë në këtë vend Aleksandar Botsan-Kharchenko gjatë një takimi që patën sot kanë diskutuar për situatën aktuale në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse.

Duke folur për zhvillimet në Ukrainë, Daçiq i tha diplomatit rus se “Serbia është e përkushtuar për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe do të jetë gjithmonë e përkushtuar për paqen, por do të udhëhiqet nga interesat e saj kombëtare dhe e në rrugën e saj evropiane, do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën, raporton Tanjug.

Një deklaratë të njëjtë si Daçiqi e bëri një ditë ditë më parë edhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në takimin që pati me të dërguarin e Moskës në Beograd.

“Duke falënderuar për urimet, Vuçiq tha se Serbia në rrugën e saj evropiane, do të vazhdojë të ruajë “miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”.

Gjatë takimit thuhet se presidenti Vuçiq është shprehur për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nese deshton haalandi reali e ka gati planin b 625d74f4147b6
Story i mëparshëm

Nëse dështon Haalandi, Reali e ka gati planin ‘B’

video mickoski politikanet po na kthejne ne kohen e okupimit fashist bullgar 625d7bbdedddc
Story i radhës

(VIDEO) Mickoski: Politikanët po na kthejnë në kohën e okupimit fashist bullgar

Të fundit nga

Serë kanabisi në Thumanë, arrestohet 28 vjeçari

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një

Edhe këtë fundjavë protestë në Koçan

Familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në tragjedinë në Koçan sot po mbajnë një protestë të re në këtë qytet. Marshi nis në orën 16:05 nga parku i qytetit në Koçan
ShkoLartë