Edhe çmimet e kurbaneve u shtrenjtuan sivjet

1 minut lexim

Sivjet kurbani do të kushtojë 140 euro.

Këtë çmim e ka caktuar Bashkësia Islame e Kosovës, e cila njëkohësisht ka bërë edhe thirrje që të gjithë të interesuarit të dorëzojnë kurbanët për nevojat e medresesë.

Festa e Kuban Bajramit është  të shtunën e 9 korrikut për të cilën janë bërë edhe rezervime të gjësë së gjallë nëpër fermerët që merren me shitjen e tyre.

Therja e bagëtisë që është falënderim i zotit për të mirat e begatitë, sivjet do kushtojë më shumë, shkak vala e shtrenjtimeve.

Në vitin 2021, kurbani kushtoi 120 euro, ndërsa koha e therjes së tij është pas faljes së namazit të Bajramit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VOA/ Kopenhagë, një person i armatosur hap zjarr në një qendër tregtare

Story i radhës

Ministrja e Finlandës: Momenti i duhur që të liberalizohen vizat për Kosovën

Të fundit nga