Edhe Barcelona futet në garë për 80 milionëshin e Serie A

min lexim

Nuk ka qenë një javë e lehtë për zikaltrit, që kanë parë t’u shpëtojë nga duart Gleison Bremer, i cili është transferuar tek Juventus-i, dhe tani duhen rishikuar planet: rreziku është që ta humbasin gjithsesi edhe Milan Skriniar.

Pasi ka dështuar mundësia për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit brazilian, drejtuesit e Inter-it po studiojnë çdo mundësi për ta mbajtur sllovakun në Milano. Nga ana tjetër klubi milanez duhet të shesë për të rregulluar bilancin.

Për këtë arsye nuk përjashtohet që lojtari të transferohet te PSG, në rast se francezët do të paraqesin ofertën e duhur. Ndër të tjera, për futbollistin duket se është vënë në lëvizje edhe një lojtar tjetër.

Sipas FootMercato, Barcelona duket se ka kthyer përsëri sytë nga ylli i Inter-it pasi nuk ka arritur të sigurojë shërbimet e Kounde, me këtë të fundit që ka zgjedhur Chelsea-n para katalanasve. Inter kërkon 80 milionë euro për sllovakun.

Gjithashtu, skuadra e Xavi-t interesohet edhe për qendërmbrojtësin e Roma-s, Roger Ibanez. Braziliani mund të ketë karakteristikat e duhura për futbollin spanjoll.

Dy situara, ato të Skriniar dhe Ibanez, që duhen monitoruar me shumë vëmendje në ditët e ardhshme: Barcelona-s i duhet një mbrojtës dhe është e gatshme të bëjë oferta të rëndësishme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si kurrë më parë/ Presidenti Macron me beretë në kokë, ia merr këngës me barinjtë

Story i radhës

Nëna e Donaldit feston ditëlindjen, ai i bën një dhuratë “të pazakontë”

Të fundit nga