edhe arben gashi kerkon rinumerim te te gjitha votave 67cd61d71903c

Edhe Arben Gashi kërkon rinumërim të të gjitha votave

March 9, 2025
1 minut lexim

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave pasi sipas tij numërimi ka dështuar dhe “ka dëmtuar rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor”.

Ai ka thënë se ka ndodhur manipulim masiv me votën e diasporës.

Sipas tij këto vota janë manipuluar brenda partive politike.

Në fund, Gashi ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme.

“Siç po duket, procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar. Ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor. Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë. Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lista e kandidateve te ps rama mbledh sot drejtuesit politike ne qarqe 67cd587440745
Story i mëparshëm

Lista e kandidatëve të PS, Rama mbledh sot drejtuesit politikë në qarqe

vmro dpmne zedhenesi i lsd se dhe kryetari i lsm se deshperimisht i sherben lsd se bdi se dhe e majta s 67cd61da63ff5
Story i radhës

VMRO-DPMNE: Zëdhënësi i LSD-së dhe kryetari i LSM-së, dëshpërimisht i shërben LSD-së, BDI-së dhe E Majta-s

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë