Agron Selmani jep dorëheqja nga pozita e drejtorit sportiv të klubit të futbollit Ferizaj.
Lajmi e konfirmon edhe FC Ferizaj edhe vet Selmani.
“Agron Selmani jep dorëheqje nga pozita e drejtorit sportiv të FC Ferizaj.
Klubi FC Ferizaj ka nevojë për energji të re dhe unë nuk jam më promotori apo ajo energji e kërkuar, duke ju uruar klubit suksese në vazhdim i falenderoj të gjithë për bashkëpunimin i ofruar”, ka thënë ish-drejtori sportiv Selmani.
Presidenti i FC Ferizaj, Lulzim Abazi, e ka falënderuar Agron Selmanin për punën dhe rrugëtimin së bashku, duke i dëshiruar shumë suksese në aspektin profesional.