edhe 67 oficere diplomojne ne akademine ushtarake te shqiperise 10 nga ta nga kosova 6a61c77355b08

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta nga Kosova

July 23, 2026
1 minut lexim

Dhjetë oficerë të rinj nga Kosova diplomuan me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ata ishin pjesë e një gjenerate prej 67 kadetëve, që u diplomuan mbrëmë me një ceremoni të organizuar në Tiranë, e ku krahas ministrave të mbrojtjes së të dyja vendeve, Ermal Nufit dhe Ejup Maqedoncit, mori pjesë edhe vet kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim të tij, ministri kosovar, Maqedonci falënderoi Shqipërinë për ofrimin e kushteve që edhe ushtarakët kosovarë të përfitojnë nga studimet, shkollimet dhe trajnimet në institucionet ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

Vetëm gjatë vitit 2026, qindra ushtarakë nga Kosova janë duke ndjekur ose janë të planifikuar të ndjekin programe të ndryshme të edukimit dhe trajnimit ushtarak, duke dëshmuar nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse”, shkroi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

InShot 20260723 084500658
Lajmi i mëparshëm

VLEN: A po del uji i Gostivarit si kanalizimi i Zajazit?!

era e forte riaktivizon zjarrin mes fshatit lekas dhe voskopoje 6a61c7ef7d19f
Lajmi i radhës

Era e fortë riaktivizon zjarrin mes fshatit Lekas dhe Voskopojë

Të fundit nga

ShkoLartë