era e forte riaktivizon zjarrin mes fshatit lekas dhe voskopoje 6a61c7ef7d19f

Era e fortë riaktivizon zjarrin mes fshatit Lekas dhe Voskopojë

July 23, 2026
1 minut lexim

Zjarri i rënë në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”, në Njësinë Administrative Voskopojë të Bashkisë Korçë, është riaktivizuar për shkak të erës së fortë.

Aktualisht në terren po punojnë forcat e Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive të zjarrit.

Ndërkohë, janë angazhuar edhe forca të tjera mbështetëse, të cilat po drejtohen drejt zonës për të përforcuar operacionin dhe për të vënë sa më shpejt nën kontroll situatën.

Autoritetet bëjnë me dije se do të vijojnë monitorimin e situatës dhe do të informojnë në vijimësi mbi zhvillimet e operacionit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe 67 oficere diplomojne ne akademine ushtarake te shqiperise 10 nga ta nga kosova 6a61c77355b08
Lajmi i mëparshëm

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta nga Kosova

nje gjykates amerikan cakton daten e gjykimit te maduros 6a61c8574d6c3
Lajmi i radhës

Një gjykatës amerikan cakton datën e gjykimit të Maduros

Të fundit nga

ShkoLartë