InShot 20260723 084500658

VLEN: A po del uji i Gostivarit si kanalizimi i Zajazit?!

July 23, 2026
1 minut lexim

Arben Taravari po bie ndesh me deklaratat e tij. Derisa dikur dilte para qytetarëve të Gostivarit dhe akuzonte pushtetin e atëhershëm se po i “helmon” qytetarët me moskujdesin dhe mosveprimin, gjatë mandatit të tij të dalë dhe të thotë se po e zgjidh problemin e ujit në Gostivar “për 100 vitet e ardhshme”

Sot kur përgjegjësia bie mbi administratën që ai ka drejtuar, Taravari jo që nuk ka përmbushur ndonjë nga premtimet, por nuk jep asnjë përgjegjësi politike. Dy rezervuarët gjigant që i premtoi poashtu në vitin 2022 për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, një donacion nga Zvicra, as kjo nuk u bë.

Pyetja është; Ku u avulluan 7 milionë euro ndihmë nga Zvicra?

Pyetja tjetër; A po del uji i Gostivarit sikur kanalizimi i Zajazit?

Ironia është e madhe. Fjalët që dikur ua drejtonte kundërshtarëve politikë, sot janë pasqyra më e qartë e dështimit të tij. Standardet nuk mund të ndryshojnë sipas interesit politik. Nëse në vitin 2017 çdo dyshim ishte arsye për akuza të rënda, sot faktet e bëjnë situatën edhe më alarmante.

Qytetarët nuk kanë nevojë për arsyetime, por presin përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie, jo heshtje. Ata kanë nevojë për ujë të sigurt dhe institucione që funksionojnë.

VLEN kërkon përgjegjësi të plotë për secilin zyrtar që ka dështuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe kërkon që e gjithë e vërteta të dalë në dritë. Askush nuk mund të fshihet pas postit, partisë apo heshtjes.

Krejt në fund, Arben Taravari duhet t’u përgjigjet qytetarëve të Gostivarit me të njëjtin standard që kërkonte nga të tjerët. Sepse përgjegjësia nuk është slogan për opozitë; është detyrim kur udhëheq edhe me pushtetin lokal.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jennifer garner shfaqet ne xhirimet e rikrijimit te pjeses se dyte te filmit ikonik 13 going on 30 6a61acfbd22cf
Lajmi i mëparshëm

Jennifer Garner shfaqet në xhirimet e rikrijimit të pjesës së dytë të filmit ikonik “13 going on 30”

edhe 67 oficere diplomojne ne akademine ushtarake te shqiperise 10 nga ta nga kosova 6a61c77355b08
Lajmi i radhës

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta nga Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë