Edhe 5 finale deri te titulli, Shkëndija do tre pikë

April 27, 2025
1 minut lexim

Edhe 5 finale deri te titulli!

E para sot në Tetovë na sjell duel me Shkupin, që do të luhet pa praninë e publikut shkaku i pezullimit që vuajmë. 

“Pas përfundimit të angazhimit në Kupë, ku barazuam 1:1 me Strugën (duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3:2), kuqezinjtë kthehen plotësisht të përqendruar në kampionat ku na presin edhe 5 finale për ta realizuar objektivin madhor, fitimin e titullit kampion.

Aktualisht kryesojmë renditjen me 4 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Sileksi dhe ndaj Shkupit kërkojmë vazhdim të serisë pozitive.

Në kampionat Shkëndija ka 4 fitore rresht dhe të dielën synohet triumfi i pestë, në një ndeshje që për shkak të dënimit vazhdojmë ta luajmë pa praninë e publikut në stadiumin tonë.

Skuadra

Skuadra është e kompletuar dhe trajneri Beqiri ka në dispozicion të gjithë lojtarët. Në duelin e mesjavës me Strugën është rikthyer edhe Mevlan Adili, pas përfundimit të pezullimit prej tre ndeshjesh.

Rivali

Shkupi vjen në Tetovë në një formë jo të mirë, pas disfatës 2:1 ndaj Sileksit javën e kaluar në Çair. Ata janë pa fitore në 7 ndeshjet e fundit, duke regjistruar 5 humbje dhe 2 barazime. Fitoren e fundit e kanë shënuar më 2 mars kundër Pelisterit dhe që nga ajo kohë kanë pasur vetëm rezultate negative. Me 33 pikë nga 28 ndeshje, Shkupi aktualisht renditet në pozitën e 6-të në tabelë.

Transmetimi

Ndeshja Shkëndija-Shkupi luhet të dielën në Tetovë dhe transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel me fillim nga ora 16:00″, njofton KF Shkëndija.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

26 vjet nga masakra e Mejës, Abdixhiku: Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmim i vetë jetës

Story i radhës

Një lexues buzësh zbuloi katër fjalët që Melania i pëshpëriti Trumpit në funeralin e Papës

Të fundit nga

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut ndërkombëtar të beach volley – përballet me nënkampionët e eventit. Dyshja nga Kosova, Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, është afër
sqmken
ShkoLartë