ed sheeran tani kam nje dite pune te rrepte bej nje jete normale 67f2a96cbaa34

Ed Sheeran: Tani kam një ditë pune të rreptë, bëj një jetë normale

April 6, 2025
1 minut lexim

Një nga muzikantët më të mëdhenj të ditëve të sotme, Ed Sheeran, ka zbuluar se jeta e tij e punës është shumë më rutinë ngase mendohet.

Këngëtari dhe kantautori, i cili u rikthye në skenë këtë javë me një këngë të re, “Azizam”, foli për procesin e tij krijues dhe pranoi se i qëndron një dite shumë të zakonshme pune.

Ed, i cili me gruan e tij Cherry Seaborn ka dy vajza, Lyra (4 vjeçe) dhe Jupiter (2 vjeçe), mori vendimin që puna nuk do të marrë rolin kryesor në jetën e tij, por se ai do të jetë kryesisht baba dhe bashkëshort.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua ta balancoj atë. Kam ndryshuar orarin tim të punës sepse muzika është shumë fluide – filloja në studio në tetë të natës dhe mbaroja në tetë të mëngjesit”, tha Sheeran për ‘Heart’ me Mark Wright dhe Olly Murs.

“Por tani kam një ditë pune të rreptë nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite, në mënyrë që të mund të jetoj një jetë relativisht normale, dhe mendoj se kjo ka bërë një ndryshim të madh. Ndihem si një baba normal që punon – shkoj në punë në nëntë dhe kthehem në shtëpi në pesë, dhe më pas bëj një jetë normale”.

Duke folur për procesin e tij të shkrimit të këngëve, Ed theksoi se “këngët duhet të vijnë gjithmonë natyrshëm”.

“Përpiqem të shkruaj çdo javë dhe nëse më del një këngë në muaj, jam i lumtur”, theksoi ndër tjerash..

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mbi 1 200 protesta antitrump dhe antimusk ne shba dhe mbare boten 67f2a790b2a72
Story i mëparshëm

​Mbi 1 200 protesta antiTrump dhe antiMusk në SHBA dhe mbarë botën

ndalim per automjetet e renda ne strazhe dhe aksin rrugor mavrove diber 67f2ad6b2a431
Story i radhës

Ndalim për automjetet e rënda në Strazhë dhe aksin rrugor Mavrovë-Dibër

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë