Duke pasur parasysh mënyrën se si Arsenali ka luajtur deri më tani këtë sezon, është tepër e vështirë të zgjedhësh vetëm një lojtar si më i miri i “The Gunners”.
Gabriel Jesus ka qenë një zbulim, edhe pse golat e tij janë të pakët, ndërsa Ben Ëhite, Gabriel Martinelli, Thomas Partey dhe William Saliba kanë qenë sensacionalë.
Megjithatë Granit Xhaka ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm.
Historia e Xhakës te Arsenal ka qenë tema e sezonit dhe nivelet e tij të qëndrueshmërisë kanë qenë të palëkundura. Ai është transformuar nën drejtimin e Artetës dhe duket qartë se po e pëlqen rolin më të avancuar të mesfushës në të cilin po vepron tani.
Tre gola dhe tre asistime në 14 ndeshje ku ka qenë titullar janë një kthim i mirë dhe ai meriton çdo lavdërim për ecurinë deri në këtë pikë të sezonit.