Ecje nëpër bjeshkë/ Thirrje të rinjve të dalin në natyrë, e të mos izolohen në jetën virtuale

April 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 prill – Mbi 350 bjeshkatarë nga i gjithë rajoni u mblodhën në Çellopek të Tetovës, për ecje malore me gjatësi prej 13 kilometrave.

“Sot për Çellopekun është një ditë e veçantë pasi që kemi mysafir nga të gjithë trojet shqiptare, kemi mbi 350 mysafirë bjeshkatarë që vijnë në këtë eveniment i quajtur marshi promovues Çllopeku 2025”, tha Jusuf Bejtullai, organizator.

Ogranizimin e bën shoqata e bjeshkatarëve “Besa” që sivjet shënon njëvjetorin e themelimit.

Pjesëmarrësit janë të kënaqur dhe kërkojnë më shumë aktivitete të tilla. Thërrasin të rinjtë që të kyçen.

“Në kudër të unionit të kalendarit të aktiviteteve është edhe ky aktivitet i ranguan, edhe sot me shumë sukses edhe realizuam edhe këtë organizim, aktivitete duke i falënderuar anëtaret e shoqatës “Besa” të Çellopekut”, theksoi Fari Rexhepi nga Unioni Bjeshkatarëve Shqiptar.

“Apelojmë tek rinia jonë që të merren me bjeshkatari, me të gjitha sportet, e sidomos kjo bjeshkatarja nuk ka ngarkesë për gjymtyrët dhe ajri pastër në male zakonisht është në zhvillimin e zemrës mushkërive edhe është një shkëputje nga jeta virtuale e cila është bërë një ngarkesë e madhe psikike”, tha Bekir Halimi, bjeshkatar.

“Ne anëtarë kemi 100 anëtar në shoqatën tonë, po nuk janë aktivë të gjithë. Jemi çdo të diel në terren, në bjeshke 20 vetë, shumë të rinj nuk kemi, jemi në moshë mesatare, rinia është e izoluar tek ne”, u shpreh Bardhyl Miftari, shoqata “Nivishta”.

Pasi bjeshkatarët përfunduan ecjen malore, në stadiumin e fshatit kishte u mbajt një program artistik , ndërsa kishte edhe ushqim tradicional – grosh[ Tetove e shoqëruar e hallvë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Bekim Qoku: VLEN i fiton 76% të komunave me shumicë shqiptare

Story i radhës

“Burrec dy metra i gjatë”/ Berisha në Kuçovë: Rama i tmerruar, është drejt greminës. S’ia mban të dalë në debat

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë