eBay ka vendosur të përqafojë NFT-të. Gjiganti i e-commerce ka blerë KnownOrigin, një treg i arteve dixhitale me NFT.
Kompania nuk zbuloi terma financiarë të marrëveshjes por tha se blerja ishte një hap i rëndësishëm drejt rimagjinimit të shitblerjes së aseteve dixhitale.
KnownOrigin është themeluar në 2018-ën dhe artistët mund të krijojnë dhe shesin NFT-të e tyre në këmbim të kriptomonedhave. Që nga krijimi KnownOrigin ka mundësuar transaksione NFT me vlerë 7.8 milionë dollarë.
Hapin e parë në NFT-të eBay e hodhi vitin e kaluar ku lejoi sitjen e tyre në Maj të 2021 për shitësit që ishin në përputhje me standardet e kompanisë.
Asokohe tha për Reuters se do të shtonte më shumë funksione në platformë. Këtë muaj lançoi një koleksion të saj NFT. /PCWorld Albanian