Electronic Arts duket i vendosur të mbajë hileqarët larg. Kompania ka zhvilluar një sistem të ri kundër hileve për PC që do ta implementojë në FIFA 23 kur loja të mbërrije më 30 Shtator.
Sipas publikuesit lëvizja ishte e rëndësishme për të siguruar një lojë të barabartë mes lojtarëve. Kompania krijoi EA AntiCheat (EAAC) sepse zgjidhje e palëve të treta kundër hileve pengojnë kompaninë për të implementuar kontrolle privatësie apo përshtatje të lojës.
EAAC nuk do të zbatohet në të gjitha lojërat e EA por vetëm tek titujt kompetitiv online si FIFA 23.
EAAC do të mbrojë lojtarët e konsolave të cilët përballen me hileqarë nga versioni PC.
Mjeti do të jetë aktiv vetëm kur jeni duke luajtur një lojë me EAAC. Ai do të hiqet në momentin që çinstaloni të gjitha lojërat EA që e kërkojnë atë.
Por përdoruesit mund ta heqin atë manualisht, megjithatë FIFA 23 nuk mund të luhet pa të. EAAC do të ketë një impakt minimal në performancën e lojës. /GameWorld Albanian