E zbulon gazetari italian, Milan tentoi çdo mënyrë për të marrë Armando Brojën

Armando Broja është edhe për këtë sezon pjesë e Chelsea, të paktën deri në merkaton e janarit, pasi klubi anglez refuzoi çdo ofertë të mundshme në drejtim të sulmuesit të kombëtares shqiptare, edhe pse ishte i dëmtuar.

Ofertat në drejtim të Brojës kanë qenë të rëndësishme dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë eksperti i merkatos, gazetari italian Fabrizio Romano.

Në një video të postuar, ai ka shpjeguar lëvizjet e merkatos së Chelsea, duke u ndalur edhe te oferta që Milani bëri në drejtim të Armando Brojës.

“Sa i përket Armando Brojës, në dy javët e fundit të merkatos, Milani kontaktoi Chelsea për një marrëveshje huazimi, me të drejtën apo detyrimin e blerjes. Ata dëshironin që të diskutonin një marrëveshje, por vendimi nga londinezët ishte të mbanin Armando Brojën në klub, të pritnin për të dhe të kishin kështu Jackson dhe Brojën në ekip për të njëjtin pozicion”, shpjegoi Fabrizio Romano.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut me një pikë të përbashkët kufiri

Story i radhës

Veliaj vizitë në SHBA, në mbështetje të sportistëve elitarë të Tiranës, që po përgatiten për “Paris 2024”, merr pjesë edhe në Samitin “Strong Cities” në Nju Jork

Të fundit nga