E vërteta me boksieren algjeriane Imane Khelif

min lexim

Të gjithë po flasin për ndeshjen e boksit mes algjerianes, Imane Khelif dhe italianes Angela Carini. Boksierja algjeriane u përfol se ishte transgjinore dhe sfida ndaj Carini-t ishte e padrejtë për shkak të diferencës në fuqi mes tyre.

E pabesueshme në Lojërat Olimpike, boksierja italiane tërhiqet nga loja pasi i nxorrën përballë një transgjinore: Nuk luftoja dot më, e papërballueshme!

Imane Khelif ka lindur femër, por megjithatë ka diçka që nuk shkon me të. Niveli i saj i testosteronit është tepër i lartë. Kjo bëri që ajo të pezullohej nga Botërori 2023 i boksit, aty ku algjerianja luante për medaljen e artë.

Megjithatë, për shkak të problemeve të saj hormonale, forca e Imane Khelif mund të krahasohet edhe me të një mashkulli. Kjo bëri që boksierja algjeriane të “shndërrohej” nga kritikuesit në rrjet si një transgjinore.

Por, Khelif iu lejua që të merrte pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Asnjë kontroll nuk iu bë boksieres para pranimit të saj në Olimpiadë, gjë që solli edhe shumë polemika pas fitores së saj të lehtë kundër italianes Carini.

Kujtojmë që kjo e fundit u dorëzua pas 46 sekondash lojë, pasi u grushtua në mënyrë brutale nga Khelif. Kjo e fundit kishte diferenca të dukshme në fuqi me boksieren italiane.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Perspektiva e përdorimit të avionëve elektrikë në zonat urbane

Story i radhës

Dukesha Meghan Markle vesh veshje nga markat më të vogla të dizajnit të cilat nuk krahasohen me…

Të fundit nga