Zgjedhja e Islam Abazit për shef të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, nxiti debat mediatik dhe vërejtje se në krye të kësaj prokurorie është zgjedhur kuadër që ka pasur përkrahjen e politikës.
Media të ndryshme, kryesisht në gjuhën maqedonase publikuan disa fotografi ku shihej Islam Abazi në shoqëri të disa eksponentëve politik të BDI. Gjatë gjithë ditës së martë në opinion qarkulluan reagime se se Islami është i panjohur dhe njeri i afërt me BDI-në.
Agjencia e lajmeve Flaka siguroi fotografinë nga pjesëmarrësit e aktivitetit ku Islami shihej me eksponentë të BDI. Në fakt bëhet fjalë për një fotografi të vitit 2018 dhe flitet për një aktivitet sportive në Malin Korab, respektivisht ngjitje në majet e Korabit nga alpinistë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti është mbajur me 29 qershor – 2018 nga Klubi Alpin Gjilani dhe asociacioni “Kosova Trail Running Associacion”, njoftojnë për Flaka disa nga pjesëmarrësit e aktivitetit.
Aktiviteti u realizua në dy anët e kufirit. Korabi, siç dihet është i vendosur rreth trekëndëshit kufitar të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në jugperëndim të maleve të Sharit. Pjesëmarrësit në aktivitet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë takuar e saj e cila ka lartësinë prej 2764 metra lartësi mdidetare. Pikërisht kjo pikë ka qenë qëllimi i aktivitetit.
Ngjitja nga pala e Republikës të Maqedonisë përfshin hyrjen e zonës kufitare maqedono-shqiptare. Kujtojmë që nga ana e Maqedonisë mund të udhëtohet deri në fshatrat e Rekës duke ecur nga Dibra e Madhe e deri në disa prej këtyre fshatrave siç janë: Nistrovë, Bibaj, Zhuzhnjë, Rimnicë, Grekaj, Tanushaj, Nivisht si dhe në pjesën tjetër të Strazimirit nga organizohen ngjitjet alpinistike çdo vit.
Në fotografi shihet edhe ish kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe anëtari i kryesisë qendrore të BDI, Nevzat Bejta.