Portieri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen ka folur në lidhje me mesfushorin Frenkie de Jong.
E ardhmja e De Jong vazhdon të jetë e paqartë.
Kur u tha se kishte mbetur vetëm zyrtarizimi i mesfushorit si lojtari më i ri i Man United, gjithçka ndryshoi.
Tani holandezi mund të qëndrojë te Barcelona
E lidhur me këtë ka folur edhe portieri i ekipit katalanas, Ter Stegen.
“Ne duam që De Jong të qëndrojë, por është çështje e ekipit”, tha gjermani.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final për të ardhmen e mesfushorit.