e thote shkodra lvv ja ka arritur ti siguroje votat per formimin e qeverise 67f98c03f28ec

E thotë Shkodra: LVV-ja ka arritur t’i sigurojë votat për formimin e qeverisë

April 11, 2025
1 minut lexim

Analisti politik, Selam Shkodra, thotë se qeveria e re do të formohet nga LVV-ja.

Shkodra thotë se posedon informacione që tregojnë se LVV-ja ka arritur t’i sigurojë votat për formimin e qeverisë.

“Në bazë të parametrave  dhe rrethanave, qeveria do të bëhet nga VV-ja. 98 për qind e deputetëve nuk e dinë që i kanë votat. Kjo, sepse, Kurti ka qenë në takime vetëm me zëvendëskryeministrin. Unë kam pasur rastin me taku dikë nga komunitetet rastësisht në një nga qendrat tregtare të Kosovës”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Shkodra thotë se rundin e dytë të bisedimeve me partitë e komuniteteve joserbe, do ta realizojë zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi.

“Shumë nga politikanët aty japin deklarime sa për të krijuar një opinion të caktuar, por negociatat i zhvillon kryeministri dhe me të gjithë ata që ka pasur takime nga komunitetet dhe partitë e tjera, i njëjti i ka rekomanduar që në një të ardhme mund të kenë takime me zëvendëskryeministrin. Pjesa e dytë e negociatave akoma nuk është zhvilluar”, deklaroi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kqz u jep 24 ore afat partive per heqjen e posterave propagandistike urdheron partite politike te 67f982c6611b8
Story i mëparshëm

KQZ u jep 24 orë afat partive për heqjen e posterave propagandistikë, urdhëron partitë politike të…

ylli i man utd i del ne mbrojtje onanas pas gabimeve fatale ndaj lyonit 67f98fc3d802c
Story i radhës

Ylli i Man Utd i del në mbrojtje Onanas pas gabimeve fatale ndaj Lyonit

Të fundit nga

Emery përplaset me lojtarin e tij Ezri Konsa

Trajneri i Aston Villa, Unai Emery, është përfshirë në një debat të tensionuar me një nga lojtarët e tij gjatë fitores 1-0 kundër Fulham, në një ndeshje vendimtare për garën në Champions
ShkoLartë