e thote presidenca kqz nuk ka adresuar ndonje propozim per shkarkimin e sami kurteshit 67d6b86b2e57e

E thotë Presidenca: KQZ nuk ka adresuar ndonjë propozim për shkarkimin e Sami Kurteshit

March 16, 2025
1 minut lexim

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, të mërkurën ka eskaluar me gjuhën e tij drejtuar mediave dhe gazetarëve.

Specifikisht gazetares të Nacionales Besarta Hoti, ai iu referua se punon për “vrasës me pagesë”.

Ish-Avokati i Popullit, përdori një gjuhë ekstreme edhe ndaj Asociaiconit të Gazetarëve të Kosovës, të cilët i quajti “Aleancës e Grupeve Kriminale”. Kjo sjellje e Kurteshit, shkaktoi reagime të shumta, duke e dënuar gjuhën e tij.

Madje në disa reagime u kërkua nga presidentja Vjosa Osmani, që ai të largohet nga pozita e anëtarit të KQZ-së.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë për median se deri tani nuk është adresuar asjnë propozim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkarkimin e Kurteshit.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, sqaron se Ligjit i ri nr. 08L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i cili është votuar nga të gjitha partitë politike në Kuvend, ka hyrë në fuqi më 3 korrik 2023”.

“Ky ligj ka kufizuar kompetencat e Presidentes sa i përket përfundimit të mandatit të anëtarëve të KQZ-së, në situata kur argumentohet se është dëmtuar statusi dhe integriteti i KQZ-së, meqë për dallim nga ligji i kaluar, ligji aktual parasheh se Presidentja mund ta shkarkoj një anëtar të KQZ-së, për veprimet që ndërlidhen me statusin dhe integritetin e KQZ-së vetëm pasi të pranohet propozimi me shkrim nga KQZ-ja, propozim ky i cili duhet miratuar paraprakisht në KQZ, me shumicë prej dy të tretave (2/3) të anëtarëve. Deri më tani, një propozim i tillë nuk është adresuar nga ana e KQZ-së në Presidencë”, ka thënë Kupina.

Ndër tjera, Kupina ka shtuar se anëtarët e KQZ-së, përgjatë gjithë procesit zgjedhor dhe në çdo situatë që ndërlidhet me të, duhet ta respektojnë betimin që japin kur dekretohen në këtë institucion.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zbardhen 9 raste vjedhjesh pranga 37 vjecarit ne tirane shfrytezonte dy te mitur ne kete veprimtari 67d6af0a4069d
Story i mëparshëm

Zbardhen 9 raste vjedhjesh/ Pranga 37-vjeçarit në Tiranë, shfrytëzonte dy të mitur në këtë veprimtari

guardiola na kane mbetur edhe nente finale 67d6bc60320b4
Story i radhës

Guardiola: Na kanë mbetur edhe nëntë finale

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë